Video

Fatbardh Idrizi, me 'alarm të kuq' në Evropë

Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se Coles dhe është vrare. Pas vdekjes, Fatbardhi vendosi të marrë emrin e të vëllait.

F.m
Fatbardh Idrizi, me 'alarm të kuq' në Evropë
Fatbardh Idrizi

TIRANË- Fatbardh Idrizi alias Nardi Idrizi, një 37-vjeçar me precedentë penalë është në kërkim në të gjithë Evropën pasi akuzohet se është personi që plagosi tre grekët në Athinë. Mediat greke shkruajnë se Idrizi ka lindur në Durrës e është rritur në Vlorë, ndërsa aktualisht ndodhet ende në Greqi në pritje të një ndihme nga grupet kriminale për tu arratisur drejt Turqisë ose Maltës.

Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se Coles dhe është vrare. Pas vdekjes, Fatbardhi vendosi të marrë emrin e të vëllait.

Idrizi është përfshirë në grabitje me armë të pikave të karburanteve, kazinove dhe bankave. Në vitin 2012, ai u vu në pranga pasi u përplas me armë zjarri me policinë teksa kryente një grabitje në Vlorë. Një vit më vonë, ai u dënua me 13 vjet burg. Ai u mbajt në burgjet e Fierit dhe në vitin 2020 u lirua para kohe, gjë që shkaktoi bujë të madhe në Shqipëri, pasi 18 zyrtarë të burgjeve u akuzuan se paguheshin prej tij.

 

Poll

MOS HUMB