
BRITANI- Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi, ka hyrë ilegalisht në Angli duke u fshehur në një kamion. Mediat britanike shkruajnë se 42-vjeçari, i cili pritet të bashkëpunojë me Qeverinë britanike për ndalimin e flukseve të emigrantëve shqiptarë që futen ilegalisht në Britani, ka ardhur vetë si i tillë duke “mashtruar’’ autoritetet asokohe.
Ai mbërriti në vitin 2000 në brigjet britanike dhe gënjeu Qeverinë duke thënë se vinte nga Kosova dhe kishte mbërritur në Britani për të shpëtuar nga lufta. Pasi fitoi një leje qëndrimi të përkohshme, Ferizi u martua me një grua britanike.
Pranimi i tij si Ambasador hasi më parë në kundërshtinë e ish-ministres së Brendshme Suella Braverman, por tashmë David Cameron i dha “dritën jeshile”. Pritet që Uran Ferizi të dorëzojë “Letrat Kredenciale”, pranë Madhërisë së tij, Charles III./ZËRI