
Foto ilustruese
KRUJË- Dashamir Tusha 57- vjeç dhe Eljon Tusha 9-vjeç, babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë këtë të hënë pasi makina e tyre u përplas me një tjetër mjet në aksin Fushë Krujë-Krujë. Për pasojë ata mbetën të plagosur rëndë dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndodhën nën kujdesin e bluzave të bardha.
Sipas informacioneve paraprake shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë babë e bir ndodhën nën kujdesin e bluzave të bardha./ZËRI
Poll