Aktualitet

Prokurimet me kompjuter! Ligji i ri: AI do të përdoret për tenderat

Ligji i ri për prokurimet publike, që do të prezantojë disa koncepte të reja në fushën e tenderave, kaloi këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë.

D.XH
Prokurimet me kompjuter! Ligji i ri: AI do të përdoret për
Komisioni i Ekonomise

TIRANË – Ligji i ri për prokurimet publike, që do të prezantojë disa koncepte të reja në fushën e tenderave, ka kaluar këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë.

Është vendosur që qeveria të marrë përsipër të ndërtojë një sistem të qendërzuar, që operohet nga Inteligjenca Artificiale. Ky sistem do të bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve, si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tenderit. Ligji i ri gjithashtu do të përjashtojë operatorët që nuk kanë të regjistruar një pronar përfitues, si dhe ata të dënuar me vendim gjykate.

Në ligjin e ri, gjithashtu përjashtohen automatikisht kompanitë që do të kapen në shkelje, për pagat e punonjësve. Ligji parashikon edhe ngritjen e një Organi Qendror Blerës, në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka të drejtën t’u marrë enteve prokuruese, të drejtën që të zhvillojnë një garë.

Ndryshime ka edhe për afatet e ankimimit, si dhe skualifikimit të një operatori nga gara./ZËRI/

Poll

MOS HUMB