Bota

Plagosja e trefishtë në Athinë, kush është vlonjati në kërkim, pjesë e grabitjeve të ndodhura në Shqipëri

Më herët policia arrestoi edhe mikun e tij Emiliano Jakupi, i cili ishte i pranishëm në automjet dhe ishte pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve

E.K
Plagosja e trefishtë në Athinë, kush është vlonjati
Nardi Ismet Idrizi

ATHINË- Zbulohet identiteti i shqiptarit të shpallur në kërkim për plagosjen e trefishtë që ndodhi mëngjesin e të shtunës, në lagjen e Gazit. Sipas mediave greke ai është 37-vjeçari me origjinë nga qyteti i Vlorës Nardi Ismet Idrizi, i cili është një prej personave më të kërkuar të policisë në 3 ditët e fundit.

Sipas policisë greke, ai qëlloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë një grup të rinjsh pas një sherri banal jashtë një lokali. Më herët policia arrestoi edhe mikun e tij Emiliano Jakupi, i cili ishte i pranishëm në automjet dhe ishte pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve.

Jakupi u tha agjentëve që e arrestuan se nuk kishte qëlluar mbi viktimat, çka duket edhe në videon e publikuar prej autoriteteve. Emiliano Jakupi ka qenë i shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur 9 muaj më parë, atë të ekzekutimit të shtetasit shqiptar Pëllumb Islami  në vendin e quajtur Neo Iraklio.

Idrizi është deportuar dy herë nga Greqia dhe është rikthyer. Në 2012 ai ka qenë ndër të dyshuarit kryesorë të një grabitje të armatosur në Vlorë. I njohur edhe si Fatbardh Idrizi, në gusht të 2012 ka grabitur 350 mije lekë në një karburant në Vlorë dhe ka hapur zjarr me pas ndaj policisë. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se Coles dhe është vrare. Pas vdekjes, ai ka marre emrin e të vëllait.

Policia greke e ka shpallur atë në kërkim në të gjitha pikat kufitare që lidhin vendin me vendet fqinje, njëkohësisht operacioni për kapjen e tij vazhdon edhe në zonën e Athinës.

Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës mbas një sherri banal mes autorëve dhe viktimave. Fillimisht palët u konfliktuan për arsye banale dhe ishte një prej viktimave që goditi fillimisht me shpullë njërin prej autorëve dhe në vazhdim autori i dytë nxori një pistoletë dhe shtiu mbi grupin e të rinjve që po konfliktoheshin.

Plumbat goditën tre të rinjtë, dy prej të cilëve janë vëllezër. Ata janë në gjendje të rëndë në një spital të Athinës. Një kamerë sigurie ka fiksuar momentin e përleshjes ku duket momenti që autori qëllon mbi viktimat.

Sipas burimeve greke, njerëzit që i njohin flasin mirë për dy të dyshuarit dhe i konsideronin si djem të mirë.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB