
IZRAEL- Situata në Gaza vijon të jetë e rëndë, ku në pamjet e fundit të cilat qarkullojnë në rrjet, mjetet që transportonin ndihma në qytetin e Rafah në Gaza u rrethuan nga turma njerëzish.
Në video shihet një situatë kaotike, ku njerëzit vrapojnë pas kamionëve që transportonin ndihma. Disa hipën në kamionë dhe u hodhën kuti atyre që vraponin pas mjetit.
Në një skenë mund të shihej një kamion duke u rrotulluar, duke bërë që kutitë e ndihmës të rrëzoheshin nga mbrapa. Dhjetëra njerëz u përpoqën për të shpëtuar kutitë e shpërndara të ndihmës në mes të rrugës. Ndërkohë OKB tha se njerëzit e uritur po ndalonin kamionët që transportonin furnizime dhe po hanin menjëherë të gjitha ndihmat ushqimore./ ZËRI