
SHBA- Kongresi amerikan është tronditur nga një skandal seksual, ku i përfshirë është edhe një politikan gjerman. Një video prej tetë sekondash qarkulloi në rrjet, ku dy burra shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale në një dhomë të seancave dëgjimore.
Sipas gazetës gjermane BILD, një politikan gjerman i Socialdemokratëve, ish-punonjës i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ka filmuar veten duke bërë seks me punonjësin e Kongresit, Aidan Maese-Czeropski. Në pamje Maese-Czeropski, punonjës pranë senatorit amerikan Ben Cardin, shihet me veshje erotike dhe në të pasme ka vendosur një foto të Kapitolit.
“Jam gati për të ngrënë një salçiçe të madhe amerikane,” -thotë ai.
Mësohet se politikani është shkarkuar nga puna dhe hetimet kanë nisur. Ndërkohë 'Daily Caller' raportoi se videoja u zbulua në një bisedë dhe ishte "shpërndarë në një grup privat për meshkujt homoseksualë në politikë." /ZËRI