Aktualitet

Akuzohet për dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur, ndalohet polici në Klos

Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë me inicialet A.P. me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit Publik në Stacionin e Policisë Klos në varësi të Komisariatit të Policisë Mat.

M.K.
Akuzohet për dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur,
AMP

DIBËR- Një oficer i Policisë është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një vajze, si edhe dhunë psikologjike ndaj vëllait të saj të mitur.

Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë me inicialet A.P. me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit Publik në Stacionin e Policisë Klos në varësi të Komisariatit të Policisë Mat.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndalimi i efektivit është kryer në kuadër të hetimeve për veprën penale 'Dhuna në familje' të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Dyshimet ndaj oficerit kanë lindur pas kallëzimit të bërë nga vajza e cila ka deklaruar se punonjësi i Policisë ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Në kuadër të të njëjtit hetim AMP dyshon se oficeri ka ushtruar gjithashtu dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila do të vijojë procedurat dhe hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i AMP:

AMP ndalon punonjësin e Policisë në Dibër, dyshohet për dhunë në familje

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka kryer ndalimin e punonjësit të Policisë, Inspektor “A.P.”, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Seksionin e Rendit Publik, në Stacionin e Policisë Klos, Komisariati i Policisë Mat, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndalimi i tij u krye në kuadër të hetimeve për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, punonjësi i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Gjithashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

Pas veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e hetimeve dhe procedurave të mëtejshme ligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB