Aktualitet

Zjarr në Drojë të Kurbinit, flakët përfshijnë pyjet dhe rrezikojnë banesat (VIDEO)

Nga perhapja e flakëve janë djegur edhe disa koshere bletësh që ndodheshin në zonën e përfshirë nga zjarri.

M.K.
Zjarr në Drojë të Kurbinit, flakët përfshijnë
foto nga zjarri ne droje

KURBIN- Pasditen e sotme një vater zjarri ka përfshirë sipërfaqe me bimësi në fshatin Drojë të Kurbinit, duke shkaktuar dëme në një masiv pyjor privat dhe në disa koshere bletësh.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është shfaqur fillimisht në një zonë me shkurre dhe ferra, por më pas flakët janë përhapur drejt një sipërfaqeje pyjore. Nga perhapja e flakëve janë djegur edhe disa koshere bletësh që ndodheshin në zonën e përfshirë nga zjarri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Situata është bërë shqetësuese për shkak të afërsisë së flakëve me banesat. Përhapja e mëtejshme e zjarrit mund të rrezikojë edhe zonat e banuara ndaj ndërhyrja për izolimin e vatrës është prioritare.

Forcat zjarrfikëse të Kurbinit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa po merren masa për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave./ZËRI

Poll

MOS HUMB