Aktualitet

"Baks Bay duhet hetuar", GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për resortin në Rrjoll

Ishte gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, ajo e cila ka pranuar ankimin e banorëve dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet që kanë banorët e Rjollit lidhur me ndëtimin e resortit lukzos.

l.k
"Baks Bay duhet hetuar", GJKKO urdhëron SPAK të nisë
Banorët e Rjollit, pamje nga resorti Baks Bay

TIRANË- Ditën e sotme GJKKO ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për resortin “Baks Bay” në zonën e Rrjollit, pas kërkesës së banorëve, të cilët prej 8 muajsh kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se po ndërtohet në tokat e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë banorët e Rrjollit. Luçiana Kokaj shprehet se GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të hapë hetime për
ndërtimin e resortit Baks Bay në Rrjoll.

"GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të hapë hetime për ndërtimin e resortit Baks Bay dhe për mosshlyerjen e taksës së infrastrukturës në vlerën 8.3 milione euro ndaj Bashkisë Shkodër. Kush dhe pse nuk e ka paguar këtë shumë? Ku kanë shkuar paratë që i takojnë qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës? Ne kerkojmë transparencë dhe drejtësi. Baks Bay duhet hetuar!"- shkruan banorja në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ishte gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, ajo e cila ka pranuar ankimin e banorëve dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet që kanë banorët e Rjollit lidhur me ndëtimin e resortit lukzos.

Sa i përket situatës në Rrjoll, banorët protestojnë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si grabitje të pronës së tyre nga kompania “Gener 2”. Banorët shprehen se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë me vendim gjykate të vitit 2006.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës, i cili tashmë ka marrë emrin “Baks Bay”./ZËRI

Poll

MOS HUMB