Aktualitet

Aksioni te 'Bankers Petroleum', 14 urdhër-arreste, 10 ekzekutohen, 4 në kërkim!

Deri tani janë ekzekutuar vetëm dy prej tyre, ndërsa katër persona rezultojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

F.I
Aksioni te 'Bankers Petroleum', 14 urdhër-arreste, 10
foto ilustruese

FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin e zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në fushën naftënxjerrëse. 

Gjykata ka caktuar gjithsej 14 masa sigurie, nga të cilat 6 janë me arrest në burg. Deri tani janë ekzekutuar vetëm dy prej tyre, ndërsa katër persona rezultojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Është arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao. Në listën e të hetuarve përfshihen gjithashtu tre shtetas kinezë dhe një shtetas kanadez, të gjithë të lidhur me strukturën drejtuese të kompanisë gjatë viteve të fundit.

Vendimi i Gjykatës për caktimin e masave sigurie përmban një dosje voluminoze prej 200 faqesh, ku dokumentohen prova të shumta për transaksione të dyshimta, shmangie taksash dhe skema të mundshme mashtrimi financiar.Hetimet vijojnë në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja, në përpjekje për të lokalizuar dhe ekstraduar personat që ndodhen jashtë vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB