
TIRANË- Janë zbardhur akuzat që rëndojnë për të arrestuarit e operacionit të SPAK. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë: pastrim parash, grup i strukturat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Gjatë operacionit është arrestuar edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me djalin e tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Në pranga gjithashtu kanë rënë edhe 10 persona te tjerë, mes tyre shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Një prej akuzave që rëndon ndaj tij është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”.
SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai