Aktualitet

Sherr me mjete prerësë mes 2 familjeve në Pukë, 4 të plagosur

Familjet Marku dhe Zefi janë përfshirë në një sherr masiv, ku janë përdorur mjete prerëse. Si pasojë e konfliktit, 4 persona nga dy familjet janë plagosur. Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

D.XH

Sherr me mjete prerësë mes 2 familjeve në Pukë, 4 të

PUKË – Dy familje janë përfshirë në sherr masiv në fshatin Gjegjan të Pukës. Në konflikt e sipër janë përdorur mjete prerëse, ndër to edhe këmesa.

Katër persona, që janë përfshirë në konflikt ndodhen në spital. Ata kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të goditjeve.

Të plagosurit janë anëtarë nga të dy familjet e përfshira në konflikt. Një burrë është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Së bashku me të, e lënduar ka mbetur edhe bashkëshortja e tij.

Policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet. Konflikti mes këtyre dy familjeve mësohet se është i vjetër në kohë. Në konflikt janë përfshirë familjet Zefi dhe Marku nga fshati Gjegjan i Epër./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB