Aktualitet

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë, arrestohet shoferi i automjetit! Fëmijët kaluan semaforin me të kuqe, shoferi me portokalli

Sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

k.m.
Aksidentoi tre të miturit me monopatinë, arrestohet shoferi i
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar Ekerem Skureni, shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Fëmijët po qarkullonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në afërsi të Piramidës, ndërkohë makina vinte nga rruga e Elbasanit në drejtim të zonës së ish-Bllokut. Të njëjtin version ka treguar edhe një dëshmitar, i cili i ka dhënë ndihmën e parë të miturve. Ai ka dhënë një dëshmi për "Syri", ku tregon gjithë çfarë ndodhi pas ngjarjes. 

Flet taksisti që ndihmoi të miturit e aksidentuar: Emrat nuk ua di, por i di nga mosha. Unë ua kam dhënë ndihmën e parë! I ngjesha në gjoks për rrahjet e zemrës. Fajin e kishin fëmijët. Ishte duke u hapur semafori por ende nuk ishte hapur tamam. Unë ersha për mirë, por më ngeli si traumë. Janë fëmijë, edhe 1 vit më të vogël se ai 9-vjeçari unë kam çunin tim, ishte gjë e rëndë shumë. Unë u zura me "Shqiponjat" atje sepse fshiva gjakun goxha gjak ishte bërë. Ishte thyer xhami i makinës dhe po fshija gjakun. O vëlla i thashë, unë jam taksist dhe ne i dhamë ndihmën e parë është turp me e lënë këtë gjak në tokë. Nuk e mora vesh kush i përplasi, unë u fokusova bashkë me një djalë tjetër te ky 9-vjeçari se ky ishte në gjendje më të rëndë. Nuk e kuptova kush ishte shoferi. Por që ishte aty ishte, po merrej me një fëmijë tjetër.

Aktualisht, të miturit janë ende në spital. Njëri prej të miturve, 11 vjeç, që u aksidentua paraditen e të mërkurës vijon të mbahet i intubuar te Spitali i Traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të miturit e tjerë, kanë kaluar në pavion dhe po vazhdojnë të qëndrojnë në monitorim nga stafi mjekësor. 

Skuterat elektrikë, ose monopatinat janë kthyer në një shqetësim serioz./ZËRI

Poll

MOS HUMB