Aktualitet

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

Edhe pse ende nuk dihet se cilët janë kandidaët e skualifikuar, por arsyeja është sepse nuk i kanë plotësuar kushtet formale për të hyrë në garë.

k.m.
Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen
BKH

TIRANË- Zhvillime të reja nga gara për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se nga 13 kandidatë gjithsej, janë skualifikuar 6 prej kandidatëve. Kandidatët e skualifikuar nuk i kanë plotësuar kushtet formale për të hyrë në garë.

Kandidatët e mbetur në garë për kreun e Byrosë Kombetare të Hetimit janë:

Andi Pogaçe
Artur Beu
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Elton Kërluku

Si zhvillohet procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së?

Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.  Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra./ZËRI

Poll

MOS HUMB