Aktualitet

74 vjet burg për ‘Metamorfozën’/ SPAK jep pretencën për 7 të pandehurit

SPAK ka kërkuar në total, 74 vite heqje lirie, ku dënimi më i madh është kërkuar për Behar Bajrin.

k.m.
74 vjet burg për ‘Metamorfozën’/ SPAK jep pretencën
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”. Për të 7 të pandehurit në total, SPAK ka kërkuar në total, 74 vite heqje lirie, ku dënimi më i madh është kërkuar për Behar Bajrin, për të cilin është kërkuar 15 vite burgosje. Nëse shpallen fajtor dhe dënohen, të pandehurit do të përfitojnë nga procedura e gjykimit të shkurtuar, duke ulur 1/3 e dënimit. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: korrupsion pasiv dhe aktiv, nxjerrje të sekretit hetimor, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, si dhe përkrahje të autorit të krimit.

DËNIMET E KËRKUARA NGA SPAK:

Behar Brahoviç – 15 vite burg
Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
Edmond Preka – 11 vite burg
Asmer Bilali – 10 vite burg
Oltian Bistri – 9 vite burg
Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
Xhevair Lita – 6 vite burg

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një pjesë të anëtarëve të dosjes Metamorfoza, ku personat e dyshuar janë arrestuar pas bisedave në aplikacionet e koduara. Mësohet se akuzat u janë komunikuar deri tani Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, ndërsa për disa prej të dyshuarve ka rënë akuza kryesore e grupit të strukturuar kriminal. Ish-shefit të policisë operacionale, Oltion Bistrit, i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, dhe është akuzuar vetëm për "korrupsion". Por edhe për ish-prokurorin Xhevahir Lita është zbutur akuza, i cili tashmë nuk do të hetohet zyrtarisht për akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor. Vetë Lita ka pranuar para hetuesve se ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, ku rezultoi se në dhjetra biseda, Bajri komunikonte me të zhdukurin me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit. Kjo dosje është veçuar nga ana e SPAK, sa kohë që Martinaj prej afro dy vitesh rezulton një person I zhdukur. Në përgjime rezultonte gjithashtu se Martinaj garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan./ZËRI

Poll

MOS HUMB