
ITALI- Trupi i të riut shqiptar, i cili ishte zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur në një tokë. I riu shqiptar, i paidentifikuar me emër nga mediat italiane, u qëllua pasi kishte hyrë që të grabiste në shtëpinë e një italiani bashkë me disa persona të tjerë. Efektivët e Policisë e gjetën kufomën e shqiptarit, pranë fushës sportive në fshatin San Severino di Centola, të mbuluar me shkurre.
Fillimisht, karabinierët e mbajtën të fshehtë identitetin e personit të gjetur, por më vonë mbërritën familjarët e të riut shkuan dhe e identifikuan vetë kufomën. Hetuesit tani po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e vrasjes të së riut. Deri më tani dimë që shqiptari, bashkë me dy persona të tjerë ishte futur në shtëpinë e një 60-vjeçari italian për të grabitur. Por në momentin kur hynë patën përplasje me pronarin, Aurelio Valiante, i cili qëlloi disa herë me armë zjarri. Nga të shtënat një nga grabitësit, pra shqiptari ka ndërruar jetë dhe një tjeër është plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital në Napoli.
Personi i tretë është zhdukur dhe as nuk ka shkuar në spital. Ndaj nuk dihet nëse ai është plagosur. Zhdukja e shqiptarit që u gjet i vdekur u raportua nga gruaja e tij.
"Djali tjetër (i plagosuri rëndë, red.) na tha se ishin qëlluar ndërsa po dilnin nga shtëpia. Ai na tha se burri im ishte shtrirë në tokë dhe më pas ishte zvarritur. Që atëherë nuk kemi marrë asnjë lajm prej tij. Tani duam vetëm të vërtetën".
Por pasi u zbulua se shqiptari ishte qëlluar me armë zjarri, një grup prej rreth 30 personash, të gjithë me origjinë shqiptare u shfaqën para shtëpisë së sipërmarrësit, duke kërkuar një “përballje” me të. Ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve parandaloi përkeqësimin e situatës dhe që atëherë ata kanë ruajtur shtëpinë e biznesmenit ditë e natë. Ndërkohë, biznesmeni është nën hetim për lëndime të rënda trupore, ndërsa hajduti i ri i plagosur, sapo të shërohet – nëse kjo ndodh ndonjëherë – mund të duhet të përgjigjet për tentativë grabitjeje.
Në qytetin e vogël të Cilentos, historia i ka lënë qytetarët dhe institucionet të tronditur. Ndërkohë, duket – duke ruajtur parimin e proporcionalitetit të mbrojtjes – po vërtet edhe modelet e reja mediatike dhe rrjetet sociale janë të ndara.
Rrëfimi i sipërmarrësit dhe zbulimi i trupit
I tronditur, në lot dhe i shoqëruar nga avokati i tij, Aurelio Valiante tregoi si kishte ndodhur ngjarja. Pasi qëlloi për vdekje shqiptarin, ai e tërhoqi trupin zvarrë në zonën pyjore të San Severinos. Për dy ditë ai e mbajti sekretin, derisa vendosi të bashkëpunonte me hetuesit dhe të zbulonte të vërtetën.
Një klimë tensioni dhe shqetësimi mbizotëron tani në zonë, ku qytetarët kërkojnë qartësi dhe siguri. Zyra e Prokurorit Publik të Vallo della Lucania po vlerëson të gjitha hipotezat e krimit dhe po mbledh të gjithë elementët e dobishëm për të përcaktuar përgjegjësinë e italianit./ZËRI