
TIRANË- Një pengmarrje ka ndodhur në Tiranë. Një 34-vjeçar mori me forcë në automjet dhe dhunoi një tjetër person. Ngjarja është raportuar në Policia nga personat e tjerë që e dëshmuan, të cilët njoftuan menjëherë efektivët. Sapo morën sinjalin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe vendosën në pranga autorin e identifikuar si Luen Rabia. Tashmë autori është prangosur, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes së ndodhur në kryeqytet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti. Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë. Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI