Aktualitet

'Sterilizimi'/ SPAK kërkon mbi 36 vite burg për të pandehurit, nga 10 për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe Rrapaj

Mes tyre nuk është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

F.I
'Sterilizimi'/ SPAK kërkon mbi 36 vite burg për të
Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tetë të akuzuarit e dosjes "Sterilizimi". Konkretisht SPAK kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, kërkohen nga 10 vite burg secili, dënim i cili nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 6.8 vite burg.

Klodian Rjepaj, ish-zv.ministër akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” përmes grupit të strukturuar kriminal, si edhe falsifikim dokumentesh. Ndërsa ndaj Rrapajt rëndon akuza e vjedhjes përmes grupit të strukturuar kriminal.

-Për Marsela Serjani, Saimir Kadiun dhe Petraq Mersinin SPAK kërkon 3 vite 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj.

-Ndërkohë për Arben Gjatën, Genc Burazerin dhe Naile Ajazin, Prokuroria kërkon 2 vite burg, që me gjykim të shkurtuar u zbritet në 1 vit e 4 muaj burg dhe i pezullohet në 3 vite shërbim prove.

Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike janë në arrest shtëpie, mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petraq Mersini në masën 'detyrim me paraqitje'. Ish-zyrtarët akuzohen për 'falsifikim dokumenti' dhe 'shpërdorim detyre'.

Mes tyre nuk është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo për shkak se ky i fundit zgjodhi që të përballet me një proces të zakonshëm, duke kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e plotë të provave dhe fakteve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. 

Për dosjen “Sterilizimi”, të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB