Aktualitet

Do të dëshmonte për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet, shtyhet gjyqi

Seanca u shty për në datën 3 korrik.

F.I
Do të dëshmonte për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj
Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit. Sot ishte planifikuar të mbahej procesi ndaj të miturit, Mario Përlleshaj, i cili do të dëshmonte për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e Martinit nuk është paraqitur. Seanca u shty për në datën 3 korrik. Gjyqi për vrasjen e Martin Canit po mbahet me dyert të mbyllura.

Në seancën e kaluar para trupit gjykues dëshmuan 5 të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Të miturit kanë dëshmuar pa praninë e autorit të dyshuar, Mario Perlleshaj, ashtu siç parashikohet nga ligji për mbrojtjen e të miturve në proceset gjyqësore.

Si ndodhi krimi?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB