
TIRANË-Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Tiranë ku një makinë e marketit 'Pronatyra' ka përplasur 3 fëmijë që lëviznin me monopatina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Si pasojë e aksidentit, të miturit kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa bëhet me dije se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.