
TIRANË-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga hotelet e Tiranës, ku një punonjëse thuhet se ka braktisur punën në mënyrë abuzive. Konkretisht bëhet fjalë për menaxheren e Tirana International Hotel, e cila teksa është larguar nga puna ka fshirë dhe shumicën e numrave të telefonit dhe komunikimeve në Whatsapp dhe Email.
Situata ka sjellë kaos për klientët dhe takimet që zhvillohen në ambjentet e hotelit. Drejtoria e Tirana International Hotel në një njoftim ka denoncuar rastin dhe u bën thirrje klientëve që kanë rezervuar të informojnë paraprakisht në numrin e hotelit.
NJOFTIMI: Pershendetje! Ju bejme me dije se ky numer telefoni eshte perdorur nga Znj. Enkeleda Qyta ish-menaxhere e Tirana International Hotel, e cila ne menyre abuzive ka braktisur punen. Duke fshire shumicen prej numrave te telefonit dhe komunikimeve ne Whatsapp dhe Email. Ju lutem nese keni rezervuar aktivitete ne periudhen ne vazhdim te na informoni paraprakisht. Numri telefonit vazhdon te jete funksional per kompanine dhe jeni te mirepritur per cdo lloj aktiviteti. Faleminderit per mirekuptimin! Drejtoria Tirana International Hotel.