
TIRANË-Një 33-vjeçar pjesë e grupit që shpërndante drogë lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut është arrestuar. Ndaj 33-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë ka shkruar në 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.
Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.
Gjatë operacionit fillimisht u vunë në pranga 25 persona, ndërsa 8 të tjerë u shpallën në kërkim. Tashmë numri i personave që janë në arrati ka shkuar në 6.
Të arrestuarit gjatë operacionit: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi, Faik Kurti, (me masë sigurie arrest shtëpie) dhe Ledin Kazanxhi.
Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role. Koka e grupit janë dy vëllezërit Durim Gurzi dhe Artur Gurzi. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash./ZËRI