LIVE UPDATES

Drogë për klientët VIP në ish-Bllok, 25 në pranga, 8 në kërkim! 'Koka' e grupi 3 vëllezërit Gurzi

➤Një operacion anti-drogë është zhvilluar mbrëmjen e 19 qershorit në Tiranë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar për të çmontuar grupin që shiste drogëra të forta në kryeqytet, kryesisht në klubet në zonën e ish-Bllokut. ➤Në total u udhëruan 33 arreste, ndërsa Policia mundi të prangosë 25 prej tyre, njëri prej të cilëve në masën “arrest shtëpie”. ➤Ndërkohë po punohet për gjetjen dhe arrestimin e 8 të mbeturve, tashmë në kërkim. ➤Grupi dyshohet se drejtohej nga dy vëllezërit e identifikuar si Durim Gurzi dhe Artur Gurzi. ➤Gjatë kontrolleve të kryera së fundmi, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

3 artikuj për këtë temë.
6 ORE ME PARE

PAMJET nga aksioni në Tiranë- Të rinjtë ‘pazare’ në mes të ditës, pas pagesës u vihen prangat!

Drogë për klientët VIP në ish-Bllok, 25 në pranga, 8
PAMJE NGA AKSIONI

TIRANË-Policia e Shtetit ka publikuar të tjera pamje nga aksioni i zhvilluar në zonën ish-bllokut në Tiranë, ku janë arrestuar 25 të rinj për shitje drogë. Në pamje shihen sesi në mes të ditës, madje edhe në prani të qytetarëve të tjerë, të rinjtë bëjnë pazare droge. 

Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxherë. Gjatë kësaj aksionit u sekuestruan të paktën 2 kg kokainë dhe rreth gjysmë kg heroinë, ndërsa më parë organizatës i ishin kapur edhe 85 kg hashash./ZËRI

7 ORE ME PARE

FOTO/ Kush janë vëllezërit Gurzi, drejtonin grupin e shitjes së drogës në lokalet e natës

Drogë për klientët VIP në ish-Bllok, 25 në pranga, 8
Artur dhe Durim Gurzi

TIRANË-Në foto janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një organizate të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Vëllezërit Gurzi qëndronin në krye të organizatës. 

Konkretisht dy vëllezërit së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxherë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, ndërsa më parë organizatës i ishin kapur edhe 85 kg hashash./ZËRI

11 ORE ME PARE

Drogë në ish-Bllok! Goditet grupi me 42 anëtarë, 25 në pranga- Në krye 3 vëllezër (DETAJE)

Drogë për klientët VIP në ish-Bllok, 25 në pranga, 8
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Goditet organizata e trafikut dhe shitjes së drogave të forta në Tiranë, kryesisht zona e ish-Bllokut. Policia e Tiranës, Antidroga dhe Prokuroria në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kanë identifikuar 42 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre,  masa e sigurisë “Arrest në burg” për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas.

Konkretisht në pranga janë vendosur: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi, Faik Kurti, (me masë sigurie arrest shtëpie) dhe Ledin Kazanxhi.

Në krye të grupit qëndronin dy vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, të cilët së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxherë. Gjatë kësaj aksionit u sekuestruan të paktën 2 kg kokainë dhe rreth gjysmë kg heroinë, ndërsa më parë organizatës i ishin kapur edhe 85 kg hashash.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.

Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas).

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.

Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;

-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB