LIVE UPDATES

Breshëri plumbash drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës! 2 autorët hapën zjarr nga kodra përballë, pistë hetimi: konflikte pronësie

➤Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga. ➤Pronari rezulton të ketë qenë shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja.➤ Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja. ➤Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autoriëve. ➤Autorët dyshohet të kenë qenë dy dhe mësohet se kanë qëlluar me kallash nga kodra përballë lokalit dhe hotelit. ➤Një ndër pistat kryesore që po shqyrtohet lidhet me një konflikt për çështje pronësie, megjithatë nuk jepen ende detaje të plota. ➤Pronari i lokalit nuk është një person i panjohur për Policinë. ➤Ai ka qenë një nga personat që ka dhunuar avokatin Ilia Ilia në vitin 2018. Voga në 2020 ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje. ➤Po në 2017 lokalit në pronësi të Vogës iu vendos eksploziv.

2 artikuj për këtë temë.
10 ORE ME PARE

DETAJE- Plumbat në lokalin në Fushë Krujë, djali i pronarit po flinte nga krahu që u sulmua, autorët qëlluan nga kodra

Breshëri plumbash drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan
pamje nga vendngjarja

FUSH-KRUJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të Mondi Vogës, që rezulton të ketë qenë shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Autorët dyshohet të kenë qenë dy dhe mësohet se kanë qëlluar me kallash nga kodra përballë lokalit dhe hotelit. Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku breshëria e plumbave kapi katin e parë ku ndodhet restoranti dhe katin e dytë, po flinte gjumë djali i pronarit. Ndërsa Mandi Voga dhe pjesa tjetër e familjes po flinin në dhomat, në anën e pasme të hotelit.

Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes, apo arsyet e sulmit ndaj biznesit të Mandi Vogës, njeri me precedentë penalë./ZËRI

12 ORE ME PARE

Plumba drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës! E kaluara e Mondi Vogës, në 2017 iu vendos tritol, në 2020 u arrestua

Breshëri plumbash drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan
Mondi Voga dhe Arjan Nodja

FUSH-KRUJË-Një lokal në fshatin Halilaj në Fushë Krujë është qëlluar me armë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Lokali është në pronësi të Mondi Vogës, ish-shofer i deputetit të zgjedhur, Arjan Nodja. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve. Po në 2017 lokalit në pronësi të Vogës iu vendos eksploziv. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Pronari i lokalit nuk është një person i panjohur për Policinë. Ai ka qenë një nga personat që ka dhunuar avokatin Ilia Ilia në vitin 2018. Voga në 2020 ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ai asakohe drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, madje me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Makinës iu bë kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit TT.

49-vjeçari Voga ka shërbyer si shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili në vitin 2019 iu bë atentat. Deri në shtator të vitit 2019 ka qenë inspektor mjedisi në Durrës, ndërsa para dy 2018-ës drejtori i ALUIZNI-t në Fushë Krujë. Para disa vitesh vëllait të tij që punon efektiv policie në Tiranë i dogjën makinën dhe i lanë dy granata./ZËRI

Poll

MOS HUMB