
ELBASAN- Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit janë konfiskuar 14 pasuri në pronësi të Marsel Aranit. Ky i fundit rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provoar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.
Nga hetimet rezultuan transaksione të shumta financiare, që kishin lidhje me prostitucionit. Po ashtu u dokumentua se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar, për t’u dukur ligjore, përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Në përfundim të procedimit gjyqësor dhe me kërkesë të Prokurorisë, u vendos konfiskimi i pasurive të mëposhtme:
Apartament në qytetin e Durrësit
Automjet Mercedes Benz
Automjet Suzuki Grand Vitara
Automjet Volksëagen
Automjet Jeep
Automjet Fiat Marea
Automjet Maserati
Automjet BMË
Automjet Mercedes Benz
Automjet Audi SQ7
Tre automjete Volksëagen
Motomjet motor BMË
Aktivitet tregtar me fushë veprimtarie “Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira” në Elbasan.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
I dënuar në Itali për ‘Shfrytëzim prostitucioni’ me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit konfiskohen 14 pasuritë e shtetasit M.A. nga biznesi, apartamenti dhe makinat
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskuan 14 pasuri të shtetasit M.A., i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal.
Nga gjykimi në kuadër të procedimit penal nr.808, të vitit 2017, u arrit të provohej se ky shtetas ka kryer veprimtari kriminale në Itali, ku autoritetet gjyqësore të Torinos e kanë deklaruar fajor dhe ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.
Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga gjykimi u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Pasuritë e blera janë perfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qera automjetesh.
Në përfundim të gjykimit, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:
- Apartament në qytetin e Durrësit;
- Automjet Mercedes Benc;
- Automjet Suzuki Grand Vitara;
- Automjet Volkswagen;
- Automjet JEPP;
- Automjet Fiat Marea;
- Automjet Maserati;
- Automjet BMV;
- Automjet Mercedes Benc;
- Automjet Audi SQ7;
- Automjet Volkswagen:
- Automjet Volkswagen;.
- Motomjet Motor BMV; dhe
- Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit të saj për dënimin e personave që kryejnë veprën penale të pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale.