
VLORË- Jared Kushner, bashkëshortja e tij Ivanka Trump, së bashku me fëmijët e tyre kanë bërë një "xhiro" në Shqipëri. Teksa janë në rajon për të marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, event që do të mbahet në Venecia, çifti Kushner-Trump duket se kanë vendosur që të kalojnë edhe pak ditë në jug të Shqipërisë.

"Dosja.al" mëson se çifti Kushner-Trump ka kaluar dy ditë në Vlorë. Ndonëse arsyeja e vizitës së tyre në vendin tonën, duket sikur thjesht kanë ardhur për të parë edhe njëherë nga afër vendin ku do të investojnë miliarda dollarë, pra ishullin e Sazanit. Investimi që çdo ditë e më shumë merr vëmendjen e mediave botërore, duket se është në vëmendjen edhe të çiftit. Ndaj edhe 2 ditët që kanë kaluar në Shqipëri, janë vendosur në Vlorë, aty ku ishulli është vetëm pak minuta larg tokës.
Lajmin për mbërritjen e tyre në Shqipëri e zbuloi një shef kuzhine që publikoi foto me ta.

"Një perëndim dielli i artë dhe një mbrëmje e paharrueshme në @gjurmarestaurant. Ishte një nder i vërtetë të mirëprisja Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, së bashku me familjen e tyre të bukur, në brigjet e Vlorës. Momente të tilla na frymëzojnë të ndjekim përsosmërinë çdo ditë — përmes autenticitetit, elegancës dhe mikpritjes së përzemërt", shkruhet në postim.
Çfti Kushner-Trump do të ndërtojë në Sazan një strukturë luksoze me vila ekskluzive vetëm për të pasurit. Madje së fundmi, The Guardian publikoi një artikull të gjatë dhe të detajuar me intervista për projektin e Sazanit në të cilin do të shpenzohen më shumë se 1 miliard dollarë./ZËRI