Aktualitet

Hyrja e Ndini Tavanit në SPAK, Apeli urdhëron KLP të përsërisë procedurën

Tavani, aktualisht pjesë e Prokurorisë së Tiranës, u bë pjesë para 1 viti e garës për të qenë pjesë e SPAK

f.g
Hyrja e Ndini Tavanit në SPAK, Apeli urdhëron KLP të
Ndini Tavani, prokuror i Tiranes

TIRANE- Gjykata e Apelit ka urdhëruar Këshillin e Lartë të Prokurorisë të përsërisë procedurën e garës në Prokurorinë e Posaçme për kandidatin Ndini Tavani.

Tavani, aktualisht pjesë e Prokurorisë së Tiranës, u bë pjesë para 1 viti e garës për të qenë pjesë e SPAK, por u skualifikua pasi KLP i gjeti si të drejta qëndrimet e Komisionit të SPAK, që e shihte si një kandidat të papërshtatshëm. 

Por tashmë, Apeli ka gjetur si të drejtë ankimimin e Tavanit dhe KLP gjendet përballë faktit që gara duhet përsëritur.

Por nga ana tjetër, SPAK i ka plotësuar vakancat dhe është e përbërë nga 20 prokurorë, duke e lënë të paqartë vendimmarrjen e KLP në këtë rast. Përveç Tavanit, edhe gjyqtari Gerd Hoxha e kundërshtoi garën për në GJKKO./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB