Aktualitet

Aksident me vdekje në Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 21-vjeçari nga Shkodra

E.K
Aksident me vdekje në Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari
Foto ilustruese

MILOT- Një aksident me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Milot-Morinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi Albert Shullani, 21 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri në mjet, Kristian Arra.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB