Aktualitet

“Donte të më fejonte”, kush është 19-vjeçarja që vrau dhe varrosi babanë e saj në Durrës

Policia po punon për të identifikuar personat që mund të kenë ndihmuar Hygerta Metën

E.K
“Donte të më fejonte”, kush është
Pamje nga vendngjarja

DURRËS- Hygerta Meta, është 19-vjeçarja që vrau me armë zjarri babanë e saj në Durrës, dhe më pas e varrosi në oborrin e banesës ku ata jetonin në zonën e Shënavlashit. Viktimë ka mbetur shtetasi Pëllumb Meta, të cilin familja e kishte shpallur të zhdukur 10 ditë më parë. Mësohet se e reja ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë fejesa pa dëshirë që donin t’i bënte babai i saj.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Kallëzimin për zhdukjen e Pëllum Metës, e kishte bërë disa ditë më parë djali i tij 25-vjeçar, vëllai i autores së vrasjes.

Nuk dihet nëse e reja ka bashkëpunuar me persona brenda apo jashtë familjes së saj, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB