Aktualitet

Tronditet Shkodra, shpërthim i fuqishëm me molotov, shkatërrohet ‘Audi’ i biznesmenit

Automjeti, në pronësi të Bledar Freskinës, ishte parkuar në parkingun e një supermarketi pranë ‘Teatrit Migjeni’ në Shkodër, kur ndodhi dhë shpërthimi

E.K
Tronditet Shkodra, shpërthim i fuqishëm me molotov, shkatërrohet
Makina e shkaterruar

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një makine të parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër, në parkingun e një supermarketi.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm, 23 shkurt. Siç shihet edhe në këtë foto, policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa tritoli i është vendosur një makine tip ‘Audi’ të bardhë.

Mësohet se mjeti është në pronësi të Bledar Freskinës, pronar i një lokali në zonë.

Tronditet Shkodra, shpërthim i fuqishëm me molotov, shkatërrohet
mjeti pas shperthimit

Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj. Vetë Freskina është shprehur se nuk ka dijeni mbi personat që mund ti kenë vënë lëndën plasëse.

Policia ka dyshime se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes pronarit të mjetit dhe autorit, ndërsa nuk kanë rënë ende në gjurmë të tij. Pritet që të bëhet kqyrja e zonës në mënyrë që të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen.

“Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB