Aktualitet

35-vjeçari shqiptar humb jetën në pyjet e Bolonjës gjatë punës (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur në pyjet e Rasorës ku shqiptari ndodhej bashkë me një koleg dhe po merrej me prerjen dhe transportimin e pemëve.

M.K.
35-vjeçari shqiptar humb jetën në pyjet e Bolonjës
foto

ITALI- Një aksident tragjik në një zonë pyjore pranë Bolonjës i ka marrë jetën një 35 vjeçari shqiptar. Viktima është identifikuar si Shkëlzen Pali i cili prej disa vitesh jetonte dhe punonte në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në pyjet e Rasorës ku shqiptari ndodhej bashkë me një koleg dhe po merrej me prerjen dhe transportimin e pemëve. Për zhvendosjen e trungjeve në terren përdorej një teleferik i lëvizshëm me kabllo.

Nga të dhënat paraprake të hetimit, dyshohet se aksidenti ndodhi në momentin kur mekanizmi i kabllos u vu në funksion. Kablloja, e cila ishte krijuar në formë laku mbi tokë dyshohet se kishte kapur këmbët e 35 vjeçarit.

Aktivizimi i mekanizmit bëri që kablloja të tërhiqej me forcë duke e goditur rëndë shqiptarin. Plagët e marra rezultuan fatale dhe ai nuk mundi të mbijetonte.

Pas ngjarjes, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me kushtet e punës dhe përdorimin e pajisjeve në zonën pyjore.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes së rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB