Aktualitet

Drogë nga Kolumbia mes trëndafilave! Hita zbulon detaje nga aksion në Athinë: Mes shqiptarëve të arrestuar, një i kërkuar për vrasje

Po ashtu sipas raportimeve njëri prej të arrestuarve është emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri.

F.I
Drogë nga Kolumbia mes trëndafilave! Hita zbulon detaje nga aksion
Skënder Hita

TIRANË-100 kilogramë drogë që vinte nga Kolumbia e fshehur në trëndafila, u sekuestrua në një operacion të zhvilluar më 9 shtator në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë. Në kuadër të aksionit nga Policia greke dhe DEA u arrestuan 6 persona, mes të cilëve shqiptarë. Lidhur me operacionin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në konferencën e sotme, të mbajtur për sigurinë në shkolla në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, ka konfirmuar edhe arrestimin në Greqi të një shqiptari të dënuar për vrasje.

Hita nuk bëri publik emrin për shkak të hetimit, por tha se personi është i dënuar në Shqipëri për vrasje dhe është me rrezikshmëri të lartë. Mediat greke bënë me dije se bashkë më shqiptarin e kërkuar për vrasje, u arrestua edhe djali i tij. Po ashtu sipas raportimeve njëri prej të arrestuarve është emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri.

Skënder Hita: Kemi pasur një shkëmbim në kohë reale të informacionit me homologët grekë. Ata na kanë bërë me dije për një operacioni në Athinë, ku kanë kapur një sasi lëndë narkotike kokaine dhe janë arrestuar disa shtetas shqiptare. Mes tyre është edhe një person në kërkim për llogari të Shqipërisë, i dënuar për vrasje, me rrezikshmëri të lartë, por ngaqe informacioni është konfindencial nuk mund të bëj publik emrin. Ne kemi vazhduar verifikimet në të gjithë pjesën sa na takon ne, duke filluar hetimet tona në lidhje me këtë rast të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Operacioni në aeroportin e Athinës 

Një ngarkesë me trëndafila të freskët, e ardhur nga Kolumbia, vendosi në lëvizje autoritetet greke dhe agjentët amerikanë të DEA-s, ku brenda saj u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë. Lënda narkotike ishte kamufluar mes ngarkesës me lule, në një përpjekje për ta futur atë në territorin grek pa u zbuluar.Nga 80 kutitë, inspektorët - me ndihmën e një qeni të posaçëm nuhatës - zbuluan në 15 prej tyre se trëndafilat kishin një kërcell artificial , i cili përmbante kokainë.

Drogë nga Kolumbia mes trëndafilave! Hita zbulon detaje nga aksion

Drogë nga Kolumbia mes trëndafilave! Hita zbulon detaje nga aksion

Importuesi i dërgesave me trëndafila, dukej të ishte një kompani e “fshehtë”, e cila ishte themeluar në vitin 2023. Megjithatë, hetuesit zbuluan se kompania nuk kishte seli apo staf të vërtetë, ndërsa aktiviteti i saj i deklaruar, sipas Kodit të Procedurës Penale (CAC) përkatës, nuk lidhej në asnjë mënyrë me tregtinë e luleve.

Poll

MOS HUMB