Aktualitet

Viti i ri shkollor! Hita: Kontrolle të shtuara për drogën, po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit

Sipas tij, specialistët e sektorëve kundër Narkotikëve dhe strukturave Operacionale në të 12 drejtoritë vendore të Policisë do të zhvillojnë kontrolle me intensitet të lartë pranë shkollave.

F.I
Viti i ri shkollor! Hita: Kontrolle të shtuara për drogën, po
Skënder Hita

TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një konferencë për shtyp ka prezantuar planin e masave për garantimin e sigurisë në shkolla në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Hita njoftoi se në kuadër të masave të ndërmarra, në krye të të gjitha shërbimeve të angazhuara për sigurinë në shkolla do të jenë shefat e komisariateve, të cilët do të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e shërbimeve në territor.

Sipas tij, specialistët e sektorëve kundër Narkotikëve dhe strukturave Operacionale në të 12 drejtoritë vendore të Policisë do të zhvillojnë kontrolle me intensitet të lartë pranë shkollave. Në fjalën e tij Hita njoftoi se Policia e Shtetit po bashkëpunon edhe me AKU-në për sigurinë ushqimore me bizneset pranë shkollave, do të ketë kontrolle periodike për skadencën e produkteve dhe kushtet higjeno-sanitare.

Skënder HitaKam kërkuar që masat të zbatohen në terren, përgjegjësia është konkrete. Kam udhëzuar specialistët kundër narkotikëve që të organizojnë kontrolle brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë për ndalimin e përdorimit nga nxënësit. Vëmendje të veçantë edhe për sigurinë rrugore, ku gjatë pushimit të gjatë do të ketë forca të shtuara. Strukturat e krimit kibernetik, dhunës dhe policisë do të jenë të pranishme në shkolla për bullizmin, me qëllim reduktimin e përdorimit të lëndëve narkotike. Po bashkëpunohet me AKU-në për sigurinë ushqimore me bizneset pranë shkollave, do të ketë kontrolle periodike për skadencën e produkteve dhe kushtet higjeno-sanitare. Rol të rëndësishëm luajnë mësuesit, psikologët dhe oficerët e policisë. Po forcojmë bashkëpunimin, partnerë të rëndësishëm janë bordi i prindërve. Parandalimi më i rëndësishëm se reagimi. Në kuadër të Smart City, në 20 shkollat e para janë vendosur kamera inteligjente. Teknologjia na mundëson të jemi të shpejtë në reagim dhe më pranë qytetarëve.

Poll

MOS HUMB