Aktualitet

Sherr me thika në Durrës, vritet një person. Identifikohet autori, shpallet në kërkim (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

k.m.
Sherr me thika në Durrës, vritet një person. Identifikohet
Durrës, pamje nga vendngjarja

DURRËS- Halil Koka është plagosur për vdekje në Durrës nga Iliri Koçilja, 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. 40-vjeçari shkoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marrë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit, por pas identifikimit të autorit policia e ka shpallur në kërkim. Mësohet gjithashtu se viktima me autorin ishin banorë të një lagjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB