
Afrim Dulaj
TIRANË- ZËRI ka zbuluar detaje të reja lidhur me vjedhjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Grabitësi, i identifikuar nga Policia e Shtetit si Afrim Dulaj është shpallur në kërkim për vjedhjen e disa telefonave. Por ZËRI ka mësuar detaje të tjera lidhur me 43-vjeçarin.

Shantel
Burime për ZËRI bëjnë me dije se ai është banues në zonën e Astirit në Tiranë, ku ka edhe një biznes në emër të tij. Bëhet fjalë për një biznes me fustane nusërie, të quajtur Shantel, i cili ndodhet në hyrje të Astirit.
Megjithatë pronari disa ditë më parë u fut në një dyqan dhe grabiti. Për çdo person që ofron informacione për kapjen e tij, Policia ofron 5 mijë euro shpërblim./ZËRI
Poll