Aktualitet

‘Rol kyç kundër korrupsionit’, Ambasada e SHBA-ve pret në takim gjyqtarët e posaçëm

Në mesin e gjyqtareve që janë pritur në ambasadën e SHBA, është dhe Irena Gjoka, e cila është sulmuar vazhdimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha

E.K
‘Rol kyç kundër korrupsionit’, Ambasada e SHBA-ve pret
Irena Gjoka dhe i derguari me pune prane Ambasades se SHBA ne Tirane

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka pritur në takim gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada thuhet se SHBA mbështesin gjyqtarët e posaçëm, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për qytetarët.

Reagimi i ambasadës: Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent.

Në mesin e gjyqtareve që janë pritur në ambasadën e SHBA, është dhe Irena Gjoka, e cila është sulmuar vazhdimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesën e SPAK për vendosjen e masës së sigurisë ndaj tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB