Aktualitet

Vrasja e shqiptarit Mikel Rroku në Itali, arrestohen pas tre muajsh bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Dy shtetasit italianë dyshohen për përfshirje në vdekjen e 55-vjeçarit, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Sipas prokurorisë, Rroku u vra me çekiç. 

F.I
Vrasja e shqiptarit Mikel Rroku në Itali, arrestohen pas tre muajsh
Mikel Rroku

ITALI- Më 6 korrik 2026, një erë e fortë që vinte nga një apartament në 'Via Verolengo 185' në Torino i shtyu fqinjët të kontaktonin autoritetet. Brenda, karabinierët zbuluan trupin e dekompozuar të shqiptarit Mikel Rroku, 55 vjeç. Ekzaminimet fillestare mjeko-ligjore zbuluan lëndime të rënda në kafkë, duke sugjeruar një sulm të dhunshëm, raportojnë mediat e huaja. 

Tre muaj pas ngjarjes, hetimet kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe partnerit të saj të ri, 52 vjeç. Dy shtetasit italianë dyshohen për përfshirje në vdekjen e 55-vjeçarit, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Sipas prokurorisë, Rroku u vra me çekiç. 

Sipas rindërtimit të hetimit, ata kishin nisur të shqyrtonin mundësinë e largimit nga Italia dhe kishin kërkuar në internet informacione për emigrimin drejt vendeve të Amerikës së Veriut, përfshirë vende që nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Italinë. Për hetuesit, kjo është një tjetër e dhënë që lidhet me dyshimin se krimi ishte planifikuar paraprakisht dhe se pas tij ishte menduar edhe arratisja. 

Autoritetet po shqyrtojnë me kujdes provat e mbledhura, duke përfshirë dëshmitë e fqinjëve dhe studimet mjeko-ligjore, për të rindërtuar ngjarjen që çoi në vdekjen tragjike të Rrokut./ZËRI

Poll

MOS HUMB