Aktualitet

Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, dëshmia e autorit: Pas debatit, mora thikën në shtëpi dhe u ktheva në lokal...

Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve, konflikti mes dy personave ka nisur në një lokal, ku ata ndodheshin në tavolina të ndryshme.

zh.ll
Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, dëshmia e autorit: Pas
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, ku mbeti i vrarë 49-vjeçari Kreshnik Cara, pas një konflikti me Toni Nake. Ky i fundit është marrë në pyetje nga grupi hetimor, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve, konflikti mes dy personave ka nisur në një lokal, ku ata ndodheshin në tavolina të ndryshme. Nake ka deklaruar se gjithçka ka nisur pas një debati të çastit për motive të dobëta. Fillimisht, sipas dëshmisë së tij, mes tyre ka pasur vetëm përplasje verbale. Më pas, Nake ka pohuar se është larguar drejt banesës së tij, ku ka marrë një thikë dhe është rikthyer në lokal ku më pas ka goditur disa herë më thikë 49-vjeçarin.

Mësohet se në momentin e konfliktit, viktima Kreshnik Cara, ishte në tavolinë me një tjetër person, mik i tij. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori Toni Nake njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Madje, edhe gjatë dëshmisë së tij ai nuk ka qenë i qëndrueshem, ndërsa ka pohuar se bullizohej shpesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB