
Pamje nga vendngjarja
SHKODËR- 33-vjeçari Ramazan Mataj është ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tij. Ai u gjet i vrarë këtë mëngjes nga banorët e fshatit, të cilët lajmëruan Policinë. Dyshohet se autorët ishin duke vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas sapo ai ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë ekzekutuar.
Babai i viktimës ka dëshmuar se djali nuk ka pasur probleme me asnjë person. Një nga fqinjët tha se ai dëgjoi të shtënat, por duke qenë se janë pranë një lokali dasmash mendoi se ishin dasmorët. /ZËRI
Poll