Aktualitet

33-vjeçari u ekzekutua pranë një lokali dasmash, fqinji: Dëgjova të shtëna, mendova se ishin dasmorët

Ai u shpreh se nuk ishte në dijeni se ndodhi një vrasje.

I.F
33-vjeçari u ekzekutua pranë një lokali dasmash, fqinji:
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një 33-vjeçar është gjetur i ekzekutuar brenda makinës së tij në Shkodër. Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj. Një prej fqinjëve tha se dëgjoi të shtënat mbrëmë, por për shakk se afër ndodhet një lokal ku organizohen dasmat, mendoi se bëhej fjalë për të shtëna nga dasmorët. Ai u shpreh se nuk ishte në dijeni se ndodhi një vrasje.

I riu u gjet i vrarë në makinën e tij nga banorët e fshatit Dragoç. Babai i viktimës ka dëshmuar se djali nuk ka pasur probleme më parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB