
SHKODËR- Fatmir Mataj, babai i Ramazanit, i cili u gjet i vrarë nga banorët në makinën e tij, ka deklaruar në polici se nuk ka informacion se pse ka ndodhur ngjarja. Ai ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem apo shqetësim.
Fatmir Mataj, ka rrëfyer se kontaktin e fundit e ka pasur me djalin mbrëmjen e djeshme dhe ai nuk i ka thënë asgjë.
“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”, ka thënë ai.
33-vjeçari është qëlluar në makinën e tij nga persona të paidentifikuar. /ZËRI