Aktualitet

Shkuan për t'i arrestuar vëllain në kërkim, 41-vjeçari në Elbasan kërcënon me armë Policët, bie vetë në pranga

Gjatë aksionit policor, Behgjet Bylyku, 41 vjeç ka ndërhyrë për të pengimin e arrestimit të vëllait të tij.

F.I
Shkuan për t'i arrestuar vëllain në kërkim,
arma e sekuestruar

ELBASAN-Një aksion në Elbasan për kapjen e një personi është zhvilluar mes kërcënimeve nga ana e familjarëve  të shtetasit të shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku katër efektivë të Forcës Operacionale teksa po zhvillon kontrolle për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, vëllai i këtij të fundit i ka kërcënuar me armë.

Gjatë aksionit policor, Behgjet Bylyku, 41 vjeç ka ndërhyrë për të pengimin e arrestimit të vëllait të tij. 41-vjeçari është arrestuar, ndërsa Policia po vijon kontrollet për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, i cili është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar me iniciale B. B. (Ç.), pasi kanosi me armë punonjësit e Policisë gjatë një aksioni operativ.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku katër efektivë të Forcës Operacionale po zhvillonin kontrolle për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Gjatë këtij veprimi, 41-vjeçari ka ndërhyrë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë me një send të ngjashëm me armë zjarri, e dyshuar armë manovër. Efektivët kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe kanë sekuestruar sendin e përdorur në ngjarje.

Ndërhyrja e të prangosurit kishte si qëllim pengimin e arrestimit të vëllait të tij, shtetasit B. B., i cili është i shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Policia e Elbasanit njoftoi se kontrollet për kapjen e tij po vijojnë intensivisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ndaj 41-vjeçarit, nën akuzat “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”

Poll

MOS HUMB