Aktualitet

Kokaina me vlerë 30 mln euro 'u zhduk', mafia shqiptare torturon shoferin për 10 ditë, shpëtohet në Barcelonë

Hetimi filloi pasi një ngarkesë prej më shumë se 500 kilogramësh kokainë, e cila do të transportohej nga Portugalia përmes territorit spanjoll, u zhduk

F.I
Kokaina me vlerë 30 mln euro 'u zhduk', mafia shqiptare torturon
pamje nga operacioni policor

BARCELONË-Policia Kombëtare e Spanjës ka liruar në Caldes de Montbui, Barcelonë një person që ishte mbajtur peng për dhjetë ditë, pas një konflikti të lidhur me humbjen e dyshuar të një ngarkese prej më shumë se 500 kilogramësh kokainë, me vlerë rreth 30 milionë euro. 

I mbajturi peng, i cili kishte shenja të dukshme dhune pasi ishte rrahur në mënyrë të përsëritur, u shpëtua në momentin kur rrëmbyesi i tij po e transportonte me një automjet drejt një zone malore dhe të izoluar.

Mediat vendase bëjnë me dije viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u shpëtua kur rrëmbyesi i dyshuar po e transportonte atë me një automjet në një zonë të largët malore. Sipas policisë, për të shmangur arrestimin, rrëmbyesi tentoi t’i përplaste me automjet agjentët dhe u përpoq të nxirrte një pistoletë që e kishte fshehur në çantën e vogël që mbante rreth belit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Hetimi filloi pasi një ngarkesë prej më shumë se 500 kilogramësh kokainë, e cila do të transportohej nga Portugalia përmes territorit spanjoll, u zhduk. Kreu i organizatës, me origjinë shqiptare, ia besoi transportin e mallit një shoferi ndërmjetës, i cili, nga ana e tij, iu drejtua një personi të tretë për të kryer transportin. Dy personat e fundit ishin me shtetësi rumune.

Gjatë rrugës, personi pretendoi se kishte pësuar një “vuelco” — term që përdoret në botën e trafikantëve të drogës për vjedhjen e drogës nga një grup tjetër trafikantësh dhe, pasi njoftoi për vjedhjen e pretenduar të mallit, nga frika e hakmarrjes, ky shofer u arratis dhe u fsheh.

Në fund të korrikut, kreu i organizatës e rrëmbeu me dhunë shoferin dhe e mbajti atë kundër vullnetit të tij për dhjetë ditë.

Poll

MOS HUMB