Aktualitet

Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit, pezullohen nga detyra 2 efektivë

Ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor për “shkelje të rëndë”, pas verifikimeve për nxjerrjen dhe publikimin e fotografive.

F.I
Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit, pezullohen nga detyra 2
Ergys Agasi

TIRANË-Publikimi i fotove të biznesmenit Ergys Agasi, pas arrestimit më 26 gusht ka hapur një hetim nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Lidhur me rastin dy efektivë të focave 'Shqiponja' janë pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor për “shkelje të rëndë”, pas verifikimeve për nxjerrjen dhe publikimin e fotografive. Pas arrestimit të biznesmenit në zonën e Plepave në Durrës, një foto e Agasit me pranga në duar brenda makinës së policisë, u u publikua. Më pas edhe një tjetër foto e Agasit brenda ambienteve të Policisë së Tiranës, ku u dërgua për ekzekutimin e masës së sigurisë qarkulloi në rrjete e media.

Hetimi administrativ pritet të sqarojë nëse ata kanë pasur përgjegjësi direkte në nxjerrjen ose shpërndarjen e fotove.

ZËRI raportoi mbrëmjen e 26 gushtit se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit, ndërsa arrestimi i tij u finalizua në zonën e Plepave në Durrës.

Poll

MOS HUMB