Aktualitet

'Një celular i lidhur me...'! Alarmi për bombë në Durrës, çfarë zbuloi policia

Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, e cila ka ngritur dyshimet për lëndë shpërthyese.

F.I
'Një celular i lidhur me...'! Alarmi për bombë në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS-Ka rezultuar fals alarmi për bombë në lagjen 3 në Durrës. Banorët e Durrësit u alarmuan sot reth orës 09:00 pas konstatimit të një objekti të dyshimtë në rrugë, konkretisht një aparat celular me një masë të lidhur me të, e cila ngriti dyshimet për lëndë shpërthyese.

Forca të shumta policie mbërritën në zonë, ndërsa u vendos një perimetër sigurie për të garantuar mbrojtjen e banorëve dhe kalimtarëve. Forcat xheniere kryen verifikimet dhe rezultoi se objekti i dyshimtë nuk ishte funksional. Ndërkohë, ekspertët pritet të përcaktojnë se çfarë ishte masa e ngjitur në celular.

Perimetri i sigurisë është hequr dhe situata është normalizuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.

Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rasti vjen pasi një ditë më parë Shqipëria u vendos në alarm, pas një paralajmërimi për bombë në institucionet e disa qyteteve të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB