POGRADEC-Një rast i futjes së sendeve të ndaluara është regjistruar në IEVP Pojskë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00, kur tre familjarë (nëna, babi dhe vëllai) ishin paraqitur në institucion për të takuar vajzën e tyre, e cila vuan dënimin në burgun e grave në Pojskë për veprën penale të mashtrimit.
Familjarët kishin me vete disa çanta me rroba dhe sende për të dënuarën, por gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e IEVP Pojskë, në njërën prej çantave u gjetën një thikë dhe një aparat celular. Dyshohet se sendet do t’i dorëzoheshin të dënuarës gjatë takimit. Pas konstatimit, tre shtetasit rumunë u ndaluan dhe u shoqëruan për kryerjen e procedurave të mëtejshme.
Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në dhomën ku qëndron e dënuara, por nuk është konstatuar asnjë send tjetër i ndaluar.