Aktualitet

Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital gardisti, vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj

Haxhiraj, i cili ishte një nga efektivët e Gardës, është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së "Big Brother VIP 1", Sheila Haxhiraj.

M.M
Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në
Henri dhe Sheila Haxhiraj

TIRANË- Henri Haxhiraj, punonjës i Gardës së Republikës, ka ndërruar jetë pasi qëlloi veten me armën e shërbimit paraditen e sotme. Pas aktit tragjik, Haxhiraj u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni për shkak të plagës në kokë, por përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar rezultuan të pafrutshme.

Haxhiraj, i cili ishte një nga efektivët e Gardës, është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së "Big Brother VIP 1", Sheila Haxhiraj. Ishte vetë këngëtarja që ndau lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të saj.

Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në
Postimi i Sheiles

Në vitin 2022, Henri Haxhiraj u përfshi në një çështje penale së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, mashtrime kompjuterike dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Sipas hetimeve, ky grup përfitonte shuma të mëdha parash, që varionin nga 500 deri në 300,000 euro, nga shtetas të huaj që binin pre e mashtrimeve.

Arrestimi i tij dhe të tjerëve në vitin 2022 e vendosi Henri Haxhirajn në qendër të një hetimi të gjerë për krime të lidhura me falsifikimin dhe mashtrim.

Ndërkohë, autoritetet ende po hetojnë rrethanat që çuan në këtë akt tragjik, duke u përqendruar në faktorët personalë dhe profesionalë që mund të kenë ndikuar në vendimin e tij për të kryer vetëvrasje./ ZËRI

Poll

MOS HUMB