
TIRANË- Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit. Punonjësi ndodhej në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti. Efektivi i plagosur, i cili është identifikuar si Henri Haxhiraj, është dërguar në spital, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit njofton se ka nisur nga puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ashtu, është mësuar se gardisti i cili tentoi që t'i jepte fund jetës është vëllai i këngëtares së njohur, por edhe ish-banores së "Big Brother VIP 1", Sheila Haxhiraj./ZËRI