
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka shpallur konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire”, i cili u zbulua gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Organi i akuzës në Tiranë ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim, pasi e cilësojnë fajtore për veprën penale "mashtrim të kryer në bashkëpunim".
Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar nga 6 vite burgim për infermierët Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Edhe infermieret akuzohen për "mashtrim me pasoja të rënda" dhe "shpërdorim detyre". Vetëm për Rukije Hoxhajn, Prokuroria kërkoi 6 vite burg.
Skandali ‘Tire’ u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo, duke u prezantuar si infermiere, u merrte para në kërkim të shërbimit familjareve të pacientëve që ishin të shtruar ne spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë, të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënë e saj që ishte me COVID-19./ZËRI